Sport

Shkupi përforcohet me sulmues

FC Shkupi ka përforcuar repartin e sulmit me futbollistin Maharafa Tandina. 21 vjeçari nga Mali vjen në formë huazimi te Shkupi për 6 muajt e ardhshëm nga skuadra boshnjake Mladost Kakanj.

Tandina ka firmosur sot me Shkupin dhe është prezantuar nga ana drejtuesve nga Çairi, ndërsa në kontratën e tij ekziston opsioni për blerjen e kartonit në fund të sezonit. Tandina karrierën si profesionist e ka nisur te Bashiktashi me të cilët ka luajtur në grupmoshat e U19 dhe U21, ndërsa më pas ka qenë pjesë edhe kampionatit slloven.

Show More

Related Articles

Close