BallinaRajoniTeknologjiVendi

Facebook mbyll qindra faqe e llogari në Maqedoninë e Veriut

Facebook ka fshirë 212 faqe, grupe dhe llogari në këtë rrjet social në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Ky aksion ka përfshirë edhe dy vende të tjera: Rusinë dhe Iranin ku janë fshirë edhe 2,420 faqe e llogari të tjera.

Arsyeje e fshirjes së këtyre llogarive dhe faqeve, sipas Facebook, është se përpos se kanë qenë të rreme, ato në bashkërendim me njëra-tjetrën kanë tentuar të manipulojnë publikuan në lidhje me atë se kush janë dhe çfarë bëjnë.

Disa prej faqeve pretendonin se përfaqësonin komunitete të caktuara politike në Austri, Britani të Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por postonin linqe apo shkrime me përmbajtje nacionalizmi, fenë islame dhe personazhe politike.

Sipas Facebook, këto faqe apo llogari shpërndanin edhe shkrime me përmbajtje të përgjithshme, si horoskopi apo këshilla të bukurisë.

Show More

Related Articles

Close