BallinaBota

Kinë, 12 të vdekur nga tërmeti

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 125 kanë pësuar lëndime në një tërmet me magnitudë 6 ballë të Rihterit i cili të hënën në mbrëmje godit provincën kineze Sichuan, në jugperëndim të vendit, transmeton AA.

Epiqendra e tërmetit ishte pranë qytetit Yibin, kurse autoritetet lokale thonë se nga lëkundjet janë rrënuar 73 shtëpi.

Ministria e Situatave Emergjente njoftoi se në terren ndodhen zjarrfikësit të cilët marrin pjesë në aksionet e shpëtimit dhe kërkimit për të zhdukurit.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet tjera të mëdha, ndërkaq mediat shtetërore theksojnë se spitali i qarkut Changning pacientët është detyruar t’i zhvendosë në një vend tjetër për shkak të dëmtimit të ndërtesës.

Show More

Related Articles

Close