BallinaSportVendi

KK Shkupi fiton 4 medalje në kampionatin shtetëror

Kampionati shtetëror për pionier në karate këtë fundjavë u zhvillua në Shkup, në të cilin morën pjesë mbi 400 karateistë nga 58 klube.

Në këtë kampionat shtetëror u dallua Klubi i Karatesë Shkupi ku fitoi 4 medalje në total. Aida Ajdini fitoi medalje të artë në kategorinë 50 kg, ndërsa në të njejtën kategori Qëndresa Zeneli u stolis me medalje të argjendit. Amra Elezi në këtë kampionat shtetëror siguroi medalje të argjendtë në kategorinë -35 kg, ndërsa Diellza Brahimi u stolis me medalje të argjendtë në kategorinë -39 kg.

Në këtë mënyrë 4 karateistet e KK Shkupit sigurojnë biletë për në Kampionatin Ballkanik për Pionier i cili do të mbahet në Stamboll të Turqisë.

Show More

Related Articles

Close