BallinaBotaRajoniVendi

Xhamia nga Wil-i i Zvicrës grumbullon ndihma për familjet në nevojë

Me moton “Corona na bashkon”, Këshilli i Xhamisë në Wil të Zvicrës organizon aktivitet mbarëshqiptarë për grumbullimin e mjeteve finansiare për të ndihmuar familjet në nevojë në 6 qytete shqiptare në Maqedoni të Veriut, Kosovë dhe Preshevë. Duke llogaritur faktin se shtrirja e virusit COVID-19 ka bllokuar aktivitetet gjithandej dhe si pasojë shumë familje gjenden në pamundësi për të siguruar kafshatën e gojës për veten dhe të dashurit e tyre, Këshilli i Xhamisë sheh të udhës bashkë me atdhetarët gjithandej të kërkojë sadopak të ndihmojë në zbutjen e situatës së palakmueshme. Duke kujtuar familjet në nevojë në këto momente krize, të cilat krahas izolimit nuk kanë mundësi pune, e që si pasojë përballen me mungesën e gjërave elementare ushqimore, vlerësohet se tani është momenti për tu bashkuar në grumbullimin e sadakasë.

D0E7F852-929A-4CF1-8C45-E1652228168C

Grumbullimi i mjeteve në xhirollogaritë e Xhamisë së Wil-it do të bëhet deri ditën e shtunë (04.04.2020), kur më pas në orën 20:30 përmes një paraqitje direkte në fan pagen zyrtare të xhamisë së Wil-it në facebook do të kumtohet shuma e grumbulluar, e cila më pas do të ndahet proporcionalisht në 6 pjesë. Mjetet do të destinohen në super markete në qytetet: Preshevë, Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Prizren, të cilat në kundërvlerë familjeve në nevojë do tu ofrojnë materiale të nevojshme ushqimore dhe higjenike.

Me këtë rast, apelohet deri te të gjithë ata që kanë mundësi, të bashkohen me këtë iniciativë humanitare dhe sipas mundësive të tyre me dërgimim e mjeteve në xhirollogarinë që e gjeni në banerin e bashkangjitur më lartë, të ndimojmë vëllezërit dhe motrat tona në nevojë.

Show More

Related Articles

Close