Ballina

Gashi demanton Spasovskin! Alternativa në Qeveri ka qenë kundër orës policore

Kryeministri teknik Oliver Spasovski  pohon se të gjithë në kabinet, përveç opozitarëve të VMRO-DMNE-së, janë të një qëndrimi për orën e shtuar policore gjatë kësaj fundjave.

“Duhet të ju them se jemi thuajse unision, thuajse 100%, nëse nuk e llogarisim përfaqësuesin e opozitës, jemi thuajse njëzëri se duhet të sjellim vendim në bazë shkencore, e jo në bazë të politikës” Oliver Spasovski, kryeministër teknik.

Megjithatë këto fjalë të Spasovskit i përgënjeshtron kreu i Alternativës Afrim Gashi, parti bashkëqeverisëse. Ai në emisionin “10 minuta” të TV21 pohoi se gjatë fundjavës, që korrenspondon edhe me festën e  Bajramit, nuk duhet të ketë orë policore dhe se këtë qëndrim në qeveri do ta japë edhe Ministri i Kulturës që është nga radhët e Alternativës.

“Unë jam dëgjuar me ministrin. Ai e mbron qëndrimin e partisë por megjithatë në qeveri vendos shumica”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativa.

Si Spasovski po ashtu edhe Gashi këto gjëra i pohuan para se të mbahet mbledhja e qeverisë.

Se cilI ka qenë qëndrimi i BDI-së në seancë, ende nuk dihet.

PDSH nga ana tjetër, poashtu parti në qeveri, ka propozuar që të ndiqet shembulli i Turqisë për fetstën e Bajramit, shtet i cili ka vendosur ndalesë për lëvizje gjatë festës.

Mbështjetje për orën policore gjatë fundjavës nuk ka dhënë as VMRO-DPMNE-ja, e cila një gjë të tillë e ka vlerësuar si masë shtrënguese e tepruar.

Show More

Related Articles

Close