ShowBiz

Jeta dhe vepra e Shahindere Bërlajolli-Stafaj e cila vdiq sot

Mëngjesin e sotëm u dha lajmi i hidhur për vdekjen e këngëtares së mirënjohur shqipe, Shahindere Bërlajolli-Stafaj. Shahindere Bërlajolli ishte këngëtare e njohur. Rrodhi prej një familje vendase të qytetit të Pejës, familje kjo e njohur për kontribut të vlerave të profileve të ndryshme brenda familjes. Që nga viti 1959, në moshën 13 vjeçe, Shahinderja bëhet solistja e parë më e reja profesioniste në muzikën artistike popullore.

Hitet e mëdha të Shahinderes sot përpunohen nga këngëtarë të ndryshme të estradës shqiptare. U martua me kompozitorin e njohur Enver Stafai në Gostivar, me këngët e së cilit triumfoi 5 vite radhazi në festivalin e vetëm të asaj kohe Akordet e Kosovës.

Ky çift bashkëshortor lanë gjurmë të pashlyera në botën artistike muzikore kombëtare. Ky çift artistik solli në jetë tre djem, Albanin, dhe binjakët Arditin dhe Astritin që sot e kësaj dite vazhdojnë rrugëtimin e prindërve. Repertori i Shahindere Bërlajollit numëron 280 këngë, shumica e të cilave janë të regjistruara në Radio Prishtinë dhe në vende të tjera regjistruese.

Në Qershor 1970, Shahindere Bërlajolli merr pjesë në “Akordet E Kosovës 1970” me këngën “Vaji I Vashës”. Ngushëllime familjes dhe komunitetit artistik. Me ikjen e saj nga kjo jetë të pikëlluar përveç familjes la edhe miq, bashkëpunëtor e ata që u rritën me zërin e saj.

Show More

Related Articles

Close