Ballina

Viktimat në Itali janë 20 mijë më shumë se shifrat zyrtare

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Itali në muajt mars dhe prill mund të jetë për gati 20 mijë më i lartë se që tregojnë shifrat zyrtare prej 32 mijë vdekjeve, ka thënë agjencia kombëtare e sigurimeve shoqërore të enjten.

“Instituto Nazionale della Previdenza Sociale (INPS)”, instituti më i madh për sigurimet shoqërore dhe mirëqenie në Itali, ka thënë në një studim të ri se numrat zyrtarë të vdekjeve të raportuar nga Mbrojtja Civile nuk janë “të saktë”

Statistikat dhe analiza e vdekshmërisë në periudhën e epidemisë nga Covid-19 hartuar nga INPS, sipas së cilës në periudhën midis marsit dhe prillit ka pasur një rritje prej 46,909 të vdekur në krahasim me 109.520 që priteshin. Në të njëjtën periudhë, numri i vdekjeve të deklaruara për shkak të Covid-19 ishte 27.938. Të dhënat e Mbrojtjes Civile, thotë Instituti, “tani konsiderohen jo të besueshme” sepse ato përjashtojnë një gamë të gjerë njerëzish që ndërrojnë jetë në shtëpi dhe jo në spital. Për më tepër, të dhënat ndikohen jo vetëm nga metoda e klasifikimit të shkakut të vdekjes, por edhe nga ekzekutimi i një testi që ka dalë pozitiv me virus.

Sipas INPS, numrat më shqetësues janë regjistruar në Italinë Veriore: + 84% e vdekjeve midis marsit dhe prillit në krahasim me mesataren e viteve të kaluara, me provincat e Bergamo, Brescia, Cremona, Lodi dhe Piacenza, të cilët kanë një shkallë vdekshmërie mbi 200%.

Show More

Related Articles

Close