ShowBiz

Ylli i muzikës Shqipe Kastrati, sot feston ditëlindjen

Një nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, ajo e cila ka kultivuar melosin e pastër shqip ndërvite dhe që vazhdon të jetë mjaft aktive në skenë, është pikërisht Shqipe Kastrati. Ndonëse jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ajo nuk ka harruar asnjëherë publikun shqiptarë me projekte dhe këngë të bukura edhe pse atje është mjaft e angazhuar me evente të ndryshme e ahengje familjare. E lindur më 5 maj të vitit 1967, këngëtarja sot ka ditëlindjen ndërsa duket mjaft në formë edhe pse vitet ikin. Shqipja është ngjitu për herë të parë në skenë në moshën 12 vjeçare dhe talenti i saj është zbuluar krejtësisht papritur, në një orë mësimi, prej ku më pas u aktivizua në SHKA “Agimi” në Prizren. Kënga e parë e saj ka qenë “Hajde hajde kosovare”. Ajo pesë vite me radhë ka kënduar nëpër koncerte solidare, këngë kushtuar familjeve të rrezikuara, minatorëve shqiptarë dhe fondit të qeverisë së Kosovës.

Show More

Related Articles

Close