Vendi

Arsim Nuredini mbron titullin Magjistër i të Drejtës penale

Pak ditë më parë në Universitetin e Tetovës ka mbrojtur titullin magjistër në të Drejtën penale kandidati Arsim Nuredini nga Tetova. Me temën, “Veprat penale kundër rrezikimit të sigurisë, në trafikun rrugor Tetovë – Gostivar”, Nuredini ka përfunduar me sukses studimet e ciklit të II-të në Drejtimin penal para komisionit të përbërë nga Prof. Dr. Naser Ademi mentor si dhe Prof. Dr. Ali Musliu dhe Prof. Dr. Bashkim Selmani, anëtarë.

Ndryshe, Arsim Nuredini lindi më 22 janar të vitit 1986 në qytetin e Tetovës. Mësimet fillore i kreu në shkollën Gjergj Kastrioti Skenderbeu në fshatin Poroj derisa shkollimin e mesëm në Shkollën e mesme të mjekësisë Nikola Shtejn në drejtimin Fizioterapi. Më pas vazhdoi studimet në Universitetin e Tetovës në fakultetin Juridik studime të përgjithshme ndërkohë që vazhdoi edhe studimet master në Universitetin e Tetovës në dretimin E drejtë penale. Aktivitetin e tij e ushtron në Komunën e Tetovës në silësinë e Këshilltarit në Sektorin juridik ndërsa nga dhjetori i vitit 2017 është i angazhuar si Udhëheqës i Sektorit për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit jetësorë dhe natyrës. Jeton në fshatin Poroj, është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Show More

Related Articles

Close