Vendi

Besimi takon përfaqësuesit e Lidhjes futbollistike të Tetovës

Kandidati për deputet në zonën e VI-të zgjedhore Dr. Florin Besimi sot në vrazhdën e aktiviteteve ka realizuar takim me përfaqësuesit e Lidhjes futbollistike të Tetovës.

Në kuadër të takimit krahas shefes së shtabit komunal znj. Teuta Arifi ishin edhe kandidatët tjerë për deputet të zonës së VI-të zgjedhore.

“Sot takova përfaqësuesit e LFK Tetovë dhe punonjësit sportiv në komunën e Tetovës. Ishte kjo një mundësi e mirë për të bashkëbiseduar rreth sfidave por edhe rreth mundësive që ka futbolli në komunën e Tetovës dhe më gjërë. Me rregullimin e statusit të kryesisë së LFK Tetovë, respektivisht kryetarit z. Fisnik Hiseni shpresojmë që përsëri të vazhdojë bashkëpunimi institucional rreth ngritjes dhe promovimit të futbollit në komunën e Tetovës dhe rajonin e Pollogut”, kështu është shprehur Besimi pas takimit.

Sipas tij në mandatin e ardhëshëm do të sigurohen burime stabile financiare për veprimtarinë e sportit si dhe promovimin dhe hapjen e sallave të reja sportive nëpër institucione arsimore e me gjerë.

“Sporti dhe rekreacioni janë të rëndësishme për shëndetin dhe kohezionin e shoqërisë dhe ndikon drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve. Do të sigurojmë burime stabile për financim të veprimtarisë së sportit dhe futbollit në veçanti nga buxheti qendror dhe lokal, si dhe mundësi për mbështetje të drejtpërdrejtë të sportit me mjete nga ekonomia. Gjithashtu, do të vazhdohet me promovimin dhe hapjen e sallave dhe terreneve të sportit edhe në shkollat fillore, të mesme dhe universitete. Promovimin e organizatave sportive dhe përkrahjen e sportistëve profesionist në garat sportive ndërkombëtare”, thekson mes tjerave Besimi.

Geplaatst door Florin Besimi op Zondag 28 juni 2020
Show More

Related Articles

Close