BallinaBotaVendi

Destani: Diaspora gjithmonë me sy nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës sot janë dorëzuar 15 mijë teste për COVID-19 nga Lazim Destani, përfaqësuesi i “Ecolog”-ut, Remzi Ejupi nga “Eurokoha” dhe Nazmi Viqa nga “Abbruch AWR”, tre ndërmarrës të suksesshëm shqiptarë.

Lazim Destani, përfaqësues i kompanisë “Ecolog”, tha se diaspora vazhdimisht sytë i ka nga shqiptaria.

“Është kënaqësi dhe nder sot të jemi këtu. Pak më parë bëmë edhe një vizitë brenda Institutit dhe pamë format se si po ec në këtë drejtim Instituti. Së bashku me dy kolegët e mi, Nazmi Viqa dhe Remzi Ejupi, morëm këtë iniciativë që të sigurojmë këto teste. Iniciativën e kemi marrë edhe më bashkëpunim me ish-ministrin Arben Vitia. Janë gjithsej 15 mijë teste. Diaspora i ka gjithmonë sytë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Shpresoj sa më shpejt të dalim nga kjo situatë”, theksoi Destani

Show More

Related Articles

Close