Sport

Enes Qaili, një krah i fortë i Bajramit te FC Shkupi

FC Shkupi vite me radhë ka qenë dhe mbetet një nga skuadrat që shumë e qujnë “Ajaxi” i ballkanit, duke radhitur një numër të madh të talenteve që kanë dalur nga kjo shkollë e që edhe vite më parë por edhe sot janë pjesë e skuadrave të mëdha si në vend, ashtu edhe në europë.

Por së fundmi ka nxjerrë edhe trajner të shkëlqyer, e të cilët dikur ishin futbollist të ekipit. Së fundmi mund ti numërojmë, Mensur Nexhipi, Nexhat Shabani, Visar Ganiu, Zekirija Ramadani, Ardian Nuhiu, Suat Zendeli dhe së fundmi Muharem Bajrami.

Por nuk duhet harruar edhe ndihmësin kondicional të Muharem Bajramit, ai është profesor Enes Qaili.

Qaili tani më tri vite me radhë ka punuar si trajner në shkollën e futbollit të FC Shkupi, por pas largimit të Qatip Osmani, ai së bashku ishte angazhuar me Muharem Bajramin si zëvendës trajner në tri ndeshjet e fundit, ndërsa prej sot edhe zyrtarisht mbetet trajner në këtë përbërje të stafit teknik. Enesi është trajner i licencuar me UEFA B, A dhe licencë A për trajner kondicional në akademinë e sporteve me Munich. Ai edhe pse kishte oferta serioze prej disa klube shqiptare në Maqedoni dhe Kosovë, vendosi që të mbetet në familjen bardhekaltër, shkaku i besimit të madh që i ka dhënë Muharem Bajrami, por dhe kryesia e klubit.

Të përkujtojmë se Enes Qaili ka qenë fëmijë i FC Shkupit dhe ka luajtur edhe për ekipin e parë në disa ndeshje dhe më pas ka qenë i angazhuar edhe në disa klube të kategorisë së dytë. Enesi tani nëntë vite është profesor i edukatës fizike në shkollën e mesme “Cvetan Dimov”, ndërsa është në përfundim e sipërm të magjistraturës, ndërsa hulumtimet shkencore do t’i realizoj në FC Shkupi.

Show More

Related Articles

Close