BallinaBotaVendi

Këshilli Koordinues i Diasporës, peticion për votën e shqiptarëve nga jashtë vendit

Shkëlqesisë së Tij Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë,
Shkëlqesisë së Tij Gramoz Ruçi, Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë
Shkëlqesisë së Tij Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore
Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore
Z. Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike
Znj. Monika Kryemadhi, Kryetare e Partisë Lidhja Socialiste për Integrim

Diaspora Shqiptare është duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në Shqipëri mbi Reformën Zgjedhore të cilat lidhen edhe me të drejtën e votës për shtetasit shqiptarë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Diaspora Shqiptare, duke përbërë mbi gjysmën e popullsisë së Republikës së Shqipërisë, ka luajtur një rol të rëndësishëm nëmomentet kyçe të historisë së kombit tonë dhe kontributi i saj ekonomik gjatë këtyre 30 viteve të fundit ka qenë jetik për vendin amë.

Respektimi i të drejtave të shtetasve shqiptar dhe i parimeve të demokracisë është thelbësor për shtetin shqiptar në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Duke konsideruar votën e Diasporës jo vetëm një të drejtë kushtetuese të panegociueshme, por edhe kusht të domosdoshëm për emancipimin politik të Shqipërisë, zëri i diasporës bën thirrje që:

1. T’iu mundësohet të gjithë shtetasve shqiptarë që banojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë e drejta e votës nga vendbanimet e tyre. Kërkojmë që kjo e drejtë të mundësohet dhe implementohet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

2. T’i mundësohet popullit shqiptar e drejta të zgjedhë përfaqësuesit e tij përmes sistemit zgjedhor proporcional me lista të hapura.

Mbetemi në pritje të përgjigjes suaj pozitive.

Këshilli Koordinues i Diasporës, iniciator i peticionit

1 Qershor 2020

Për më shumë informacion kontaktoni në numrin +19176799300 ose në email adresën info@keshillikoordinuesidiaspores.com

Me poshte, linku i peticionit të KKD-s që kërkon, nder të tjera, mundësimin e votimit të Diasporës duke filluar me zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021:

https://www.thepetitionsite.com/361/966/717/petition-demanding-diaspora-vote-and-election-reform-in-albania/

Ketu mund te merrni informacione rreth Keshillit Koordinues te Diaspores:

http://keshilli.koordinues.diaspora.gov.al/

Show More

Related Articles

Close