Ballina

Lajmet e Rrejshme nuk i lënë të qetë as të ndjerët

Me përhapjen e koronavirusit, u përhapen edhe shumë lajme të rrejshme dhe të pakonfirmuara, si ky që u shpërnda në rrjetet sociale, e që më pas u fshi.

Por lajmi mori hovin dhe u shpërnda.
Lajmet e rrejshme që po përhapen nëpër rrjetet sociale për persona që kanë ndërruar jetë shkaku i koronavirusit, e më pas janë paraqitur të gjallë na sjellë pikërisht këtu në fshatin Pirok.

Ky është fshati i cili është apostrofuar disa herë se ka pasur të tilla. E këto pohime të rrjeteve sociale, erdhëm që ti kontrollojmë, e në fund verifikojmë apo demantojmë.

Që në hyrje të fshatit, në kafenenë e parë, pronari na tregoi për thashethemet që janë bërë, e për njerëzit që e kanë thirrur që ta pyesin se a janë të vërteta. Një muaj më parë, një 15 vjeçar nga Poroi ndërroi jetë dhe u varros, por dyshimet i kishte hapur një telefonatë që e kishte marrë motra e tij, ku kishte ndodhur një keqkuptim. Për të pastruar këtë gjë, shkuam në ambulancën e fshatit, ku ishte mjekuar i ndjeri.

“Besniku vuante nga diabeti dhe nga një sëmundje në mushkëri, e virusikorona vetëm se ia komplikoi gjendjen shëndetësore. Në kohën kur ai veçmë kishte ndërruar jetë, motra e tij ka marrë një telefonatë, e personi e ka informuar për gjendjen shëndetësore të nënës, kurse ajo e ka keqkuptuar dhe ka menduar se po flet për vëllain e ndjerë”.

Dyshimet u shtuan edhe më shumë, kur një mëngjes banorët kishin parë se dikush kishte gropuar tek varrezat.

Por kjo nuk ishte bërë nga dora e njeriut, por nga derrat e egër, që kishin zbritur në fshat.
Për  Besnikun flet edhe shoku i tij i ngushtë, i cili thotë që nëse ai nuk do të kishte ndërruar jetë, do të kthehej, sepse nuk ka pas përse të ikë.

Besniku nuk ka pas përse të ikë nga dikush?
Besniku, kohëve të fundit sa qëndroi këtu në fshat, këto 7,8 vitet e fundit, sepse më herët ka qenë në Gjermani, ka funksionuar shumë mirë me bashkëfshatarët dhe nuk besoj që të ketë diçka që mund ta ketë detyruar që të bën një veprim të tillë. Unë jam i mendimit se janë më shumë dezinformata.

Në këtë fshat, është krijuar bindja se kush përfundon në spital, nuk kthehet më. E për këtë shkak, imami i fshatit apelon deri tek qytetarët, që mos të bien pre e lajmeve të rrejshme.


” Si zakonisht, kemi lajme nga familjarët e afërt të të ndjerit, që na kanë treguar se personat të cilët i kemi varros me COVID19, në fshatin tonë, paraprakisht ata kanë qenë me sëmundje kronike, qoftë me diabet, qoftë me kancer.Zoti na mëson shumë bukur në Kuranin famë lartë, ku thotë; O ju që i keni besuar Allahut, kur t’iu vjen ndonjë lajm nga ndonjë person apo burim i dyshimtë, vërtetoni lajmin e pastaj interpretoni dhe e përcjelle”, tha imami i fshatit. 

Imami u bën thirrje qytetarëve që mos të turpërohen nëse janë të infektuar, sepse është sëmundje si çdo sëmundjet tjera. /KlanMacedonia

Show More

Related Articles

Close