BallinaSport

Sejdini: Jemi me fat që kishim në mesin tonë një kolos si Fadil Vokrri

Sot bëhen dy vite nga vdekja e legjendës dhe ish presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Legjenda është përkujtuar nga e gjithë bota e sportit në rajon dhe më gjërë, ndërsa nuk ka munguar edhe një përkujtim nga presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini.

“Duket thjesht e pabesueshme se kanë kaluar dy vite pa legjendën Fadil Vokrri. Malli dhe dhimbja sa shkojnë e shtohen, por njëkohësisht çdo ditë po bindemi se jemi me fat që kishim në mesin tonë një kolos të nivelit të Vokrrit. Sukseset e tij në futboll nuk përfunduan me mbylljen e karrierës aktive, pasi ai i dha futbollit dhe Kosovës edhe më shumë si funksionar. Vetëm kur kujtojmë se ishte udhëheqësi i proceseve të pranimit të futbollit kosovar në instancat ndërkombëatre, bëhet e qartë se emri i tij do të mbetet përgjithmonë i shkruar në histori. Me mall për humbjen e tij, ne bashkëjetojmë me Vokrrin çdo ditë që bashkarisht vijojmë projekte e plane që pikërisht i ndjeri i kishte filluar”, ka shkruar presidenti i FFM-së, Sejdini.

Geplaatst door Muamed Sejdini op Dinsdag 9 juni 2020
Show More

Related Articles

Close