Ballina

Spanjë: Dita e dytë radhazi pa vdekje nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës njoftoi se dita e dytë radhazi kaloi pa vdekur askush nga sëmundja COVID-19.

Të dhënat e fundit të publikuara të martën, megjithatë, tregojnë një rritje të numrit të infeksioneve të reja të konfirmuara – 137 në 24 orët e mëparshme, ndërsa të hënën ishte 71.

Ndër rastet e reja, më shumë se gjysma janë në Madrid – 73, ku virusi ka goditur më shumë se çdo qytet tjetër.

Kreu i shërbimit të urgjencës spanjolle, Fernando Simon, tha se ndalimi i rritjes së nivelit të vdekjes ishte “shumë inkurajuese”.

Simon shtoi se numri i pacientëve që trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv gjithashtu është në rënie, dhe vetëm nëntë persona janë pranuar në ato njësi në shtatë ditët e fundit.

Numri zyrtar i vdekjeve në Spanjë gjatë pandemisë është 27,127, dhe numri i rasteve të konfirmuara është pothuajse 240,000.

Show More

Related Articles

Close