BallinaSport

Vazhdon shkëlqimi i Valon Ethemit, dy asiste në triumfin e Kukësit (VIDEO)

Vazhdon shkëlqimi i mesfushorit nga Tetova Valon Ethemi edhe në ndeshjen e radhës të Kukësit që triumfoi përballë Flamurtarit me rezultatin e thellë 4:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29-të në Superligën e Shqipërisë. Ethemi ishte në element, ku edhe pse mungoi në listën e golashënuesve, tetovari kontriboi në dy gola në momente ku thyhej rezultati.

Ethemi dhuroi dy asiste përfekte në golin e dytë dhe të tretë të Kukësit, që të dy u realizuan nga Vasil Shkurtaj. Ky i fundit kompletoi het-trik në këtë ndeshje, ndërsa një gol tjetër për Kukësin e shënoi edhe Kristal Abazaj. Golin e vetëm për Flamurtarin në këtë sfidë e realizoi Ardit Hoxhaj, që vlejti vetëm për statistikë.

Me këtë triumf, Valon Ethemi me Kukësin vazhdojnë garën për titullin e kampionit, me Tiranën që aktualisht është në krye të tabelës.

Dy asistet e Valon Ethemit ndaj Flamurtarit

Vazhdon shkëlqimi i Valon Ethemit, dy asiste në triumfin e Kukësithttps://sportmania.al/vazhdon-shkelqimi-i-valon-ethemit-dy-asiste-ne-triumfin-e-kukesit-video/

Geplaatst door Sportmania op Maandag 15 juni 2020
Show More

Related Articles

Close