Vendi

VMRO-DPMNE premton rinovim të plotë të energjetikës në Maqedoni

Maqedonia duhet të qëndrojë në këmbë. Shteti duhet të jetë ekonomikisht dhe energjikisht i fortë dhe i pavarur. VMRO-DPMNE ka një plan për rindërtimin e Maqedonisë, i cili parashikon rinovimin e plotë në fushën e energjitikës, thuhet në kumtesën e sotme te VMRO-DPMNE-së.

-Strategjia jonë është për gazifikim të plotë të Maqedonisë, disponueshmërinë e gazit natyror për të gjitha familjet, industrinë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, institucionet arsimore dhe sociale si dhe institucionet shëndetësore. Për më tepër, ne premtojmë dhe angazhohemi për përdorim më të madh të burimeve të energjisë së rinovueshme.

– Ndërtimi i një turbine me erë në Miravci dhe sistem për ruajtjen e energjisë nga turbina me erë në Bogdanci, si dhe kredi pa interes dhe grante për instalimin e fasadave të reja energjitike efikase, dritare, izolim të dyshemesë dhe çati. Angazhohemi për blerjen e pajisjeve për minierat e REK Bitola dhe zgjatjen e jetës së termocentralit TC Oslomej duke hapur miniera të reja si dhe gazifikimin e TEC Negotino, thonë partia.

Ata shtojnë se do të realizohet PPP për ndërtimin e Termocentralit Lindor, në mënyrë që të forcohen më tej kapacitetet e energjisë dhe të zvogëlohet nevoja për import të energjisë elektrike. Maqedonia, një vend me energji të qëndrueshme, është detyrimi ynë, dhe ne jemi të përkushtuar në këtë!

Mbaroi koha e politikave të këqija në energjetikë dhe vjedhjes së parave nga REK Manastir, dhe kapaciteteve të tjera energjetike në Maqedoni. LSDM-ja ka treguar se ata mund të kryejnë vetëm më shumë krime, ata mund të bëjnë më shumë korrupsion. Le t’i japim fund përkuljes së kurrizit.

Drejtohu Maqedoni! Zgjidh rinovim!

Show More

Related Articles

Close