Rajoni

Forumi Shqiptar, (ASH-LDSH), Forca, UT dhe LP, nënshkruajnë koalicionin parazgjedhor

Sot në Ulqin, Forumi Shqiptar (ASH-LDSH), Forca e re Demokratike, Unioni i Tuzit dhe Lëvizja Perspektiva, nënshkruan koalicionin parazgjedhor, për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.Siç mësojmë bartës i listës do të jetë përfaqësuesi i Forumit Shqiptar.Vlen të ceket se koalicioni në fjalë përfshinë të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi, dhe përfaqësohet, në këshillet komunale, nga 32 këshilltarë.Për dy ditë me radhe u mbajten takime online, mes perfaqesuesëve të subjekteve shqiptsre dhe përfaqësuesëve te të gjitha shoqatave nga Diaspora, kryesuar nga Mark Gjonaj, për të arritur formimin e një listë të përbashkët, por pa sukses.

Liderët e këtij blloku, Nik Gjeloshaj, Nazif Cungu, Nikollë Camaj, Fadil Kajoshaj dhe Amir Hollaj shtyn procesin e nënshkrimit për disa ditë, me shpresë se edhe pala tjeter do të dëgjojë apelin e disporës dhe votuesit shqiptar në Mal të Zi. Meqenëse deri te formimi i një liste nuk erdhi, ata sot firmosën koalicionin që shtrihet nga Bregu i Bunes deri në Dacaj të Rozhajes.

Show More

Related Articles

Close