Vendi

Si tenton kreu i Bogovinës, t’i sigurojë në mëyrë të paligjshme ujë Siniçanit përmes burimeve të Urviçit?

‘Spektakli’ tashmë prej disa javësh që po bën kreu i komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili në atarin e fshatit Urviç po del që është gjithnjë një sajesë e tij për të përfituar pikë politike në një kohë kur vendi dhe e gjithë bota po përballen me Pandeminë e virusit Covid 19. E në vend që ai si krytar komune të sigurojë mënyrën më të mirë dhe rrugën ligjore për të siguruar ujë për banorët e fshatit Siniçan, duket që tenton të përfitojë nga kjo iniciativë e cila pendohet nga banorët e fshatit Urviç të cilët edhe kanë të drejtë.

Kështu, Xhemaili deri më sot nuk ishte takuar asnjëherë me banorët e fshatit Urviç të cilët të revoltuar jashtë mase për mospërfillje nga ana e kreut të komunës kanë penguar sigurisht që me të drejtë punimet për sigurimin e ujit për pije për banorët e fshatit Siniçan pasiqë punimet e njejta kalojnë përmes atarin dhe tokën e tyre të cilën banorët e Urviçit e shfrytëzojnë për nevoja të ndryshme.

Që gjithë ky ‘spektakël’ të jetë akoma më interesant është fakti se Albon Xhemaili si kryetar komune për realizimin e këtij projekti nuk ka bërë e as pregaditur me administratën komunale asnjë lloj dokumentacioni të duhur për të nisur punimet dhe për të finalizuar ato, e për këtë gjë sigurisht që nuk janë kundër as banorët e fshatit Urviç, por mospërfillja e tyre nga ana e kryetarit të komunës ka bërë që situata të eskalojë deri në këtë shkallë.

Për dështimin e tij si kryetar komune, Xhemaili fajin tenton t’ia hedhë policisë e cila sipas tij po pengon punimet për sigurimin e ujit për pije ndërsa çështja ka kaluar tashmë edhe në prokurorinë e Tetovës, por që nuk arsyetohet se nuk ka siguruar asnjë dokumentacion për fillimin e punimeve duke nisur nga projekti themelor, revision, leje ndërtimi, shpronësim etj, por Xhemaili shfrytëzon momentin dhe situatën paszgjedhore në vend që të përfitojë pikë politike.

Të gjithë tashmë ia kanë bërë me dije se faji është pikërisht tek ai si kryetar komune pasiqë policia nuk është fajtore sepse aty gjendet për vet faktin që të sigurojë mos ketë asnjë lloj konflikti mes banorëve, kurse banorët e Urviçit ia kanë bërë me dije se nuk janë kundër sigurimit të ujit për pije për fshatin Siniçan por ajo të bëhet me marrëveshje me banorët e jo kokë në vete që ka nisur vet kryetari i komunës.

Show More

Related Articles

Close