Vendi

Artan Grubi: Miqësi e përhershme me SHBA dhe BE-në

Do të punojmë fuqishëm në drejtim të kultivimit të miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, kështu deklaroi sot Zëvendëskryeministrit i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër i Sistemit politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi.

Ai gjithashtu u ndal edhe tek cështja e përdorimit të gjuhëve duke thënë se do të intensifikojmë dinamikën e zbatimit të Ligjit për përdorimin e tyre, pra gjuhëve.

“Do të kompletojmë Agjencinë për përdorimin e gjuhës dhe Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve” tha Artan Grubi zëvendëkryeministër i parë.

Ai foli edhe për prioritete të tjera të rëndësishme në këtë mandat qeveritarë .Grubi u shpreh se do të bashkëpunoj me kolegët e mi për rritje të cilësisë në arsim dhe kulturë, si fusha që sjellin afërsi mes qytetarëve.

Gjithashtu do të bashkëpunoj me sektorin e biznesit për mbështetje të raporteve të mira mes bashkësive etnike dhe vlerave të tolerancës dhe respektit, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat dhe besimin e ndërsjellë në mjediset e tyre të punës, në mënyrë që të shfrytëzojnë potencialin e plotë njerëzor të vendit tonë tha ai.

Zëvendëskryeministri i parë tha se pPoashtu do të përkrah fuqishëm kundërshtimin ndaj indoktrinimit fetar, intolerancës fetare dhe etnike të prodhuar në hapësira mediatike dhe rrjete sociale.

Show More

Related Articles

Close