Vendi

Bekteshi në kosultim me publikun ekspert lidhur me Pakon e katërt të masave

Kontributi i publikut ekspert në politikat ekonomike është thelbësorë për krijimin e masave për ritjen ekonomike.

Këtë e theksoi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në Koferencën e 4-të Shkencore Ndërkombëtare për biznes dhe teknologji informative të mbajtur sot e që është organizuar nga Univerziteti i Europës Juglindore.

Ministri në fjalimin e tij para publikut ekspert dhe para përfaqësuesve të sektorit të biznesit u shpreh lidhur me krizën të cilën e ka shkaktuar pandemia si pasojë e virusit Covid-19 mbi ekonominë e vendit.Ministri informoi për masat të cilat i ka ndërmar qeveria në tre pakot ekonomike,si dhe efektet që kan dhënë masat e mara.

“Pakon e parë dhe të dytë e kemi miratuar shpejt,në kohën e duhur dhe reaguam menjëher që të ndihmojmë sektorët më të prekur të ekonomisë dhe qytetarët më të prekur,per të ruajtur çdo vend pune dhe për të parandaluar që kjo krizë të shkaktojë dëme më të mëdha në ekonomi”.Në fillim të verës ndërsa kriza po thellohej,miratuam dhe Pakon e tretë të masave.Kjo pako kishte qëllim kryesor përmes injektimit finansiar si dhe përmes mbështetjes së drejtpërdrejt të ringjall ekonominë, deklaroi ministri Bekteshi dhe ceku se të gjitha masat u miratuan në mënyrë trasparente në kosultim me biznesin dhe ekspertët .

Bekteshi informoi se për momentin po përgatitet Pakoja e katërt e masave ekonomike e cila do të fokusohet në mbështetjen direkte financiare të sektorëve më të goditur dhe qytetarëve më të prekur për momentin.

Show More

Related Articles

Close