Ballina

Bekteshi para publikut ekspert: Pakoja e katërt e masave do të jetë një pako masash dukësh më e madhe dhe do të mbulojë sektorët dhe qytetarët më të prekur

Nga dita e parë e qeverisë së re, kemi konsultime me të gjithë pjestarët në mënyrë të krijojmë masa që mund të përdoren dhe zbatohen sa më shpejt dhe lehtë, kështu deklaroi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij drejtuar publikut ekspert në Koferencën e 4-të ndërkombëtare për biznes dhe teknologji të informacionit e organizuar nga Universiteti i Europës Juglindore.

Ministri në fjalimin e tij nënvizoi se Pakoja e tretë e masave ekonomike do të paraqes ndihmë dhe mbështetje direkte për ekonominë dhe qytetarët, pra nuk do të ketë ndryshime thelbësore nga Pakot e mëparshme të masave antikrizë.

“Me pakon e katërt të masave, ne synojmë të ndihmojmë sektorët të cilët më parë dhe mbase nuk kan marë asnjë ndihmë,të tilla si procesi arsimor, kujdesi për fëmijët dhe të ngjajshme.Pakoja e katërt e masave do të do të mbulojë më të varfërit,në mënyrë që të ritet fuqia e tyre shpenzuese, por edhe kompanitë për të paguar pagat. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë ndihmë për pagat në sektorët më të prekur.Do të ket masa stimuluese për kthimin e punëtorëve të pushuar në koh krize,sepse ne duam që ata që pushohen nga puna të kthehen në punë,veçenarisht kur ka mungesë të fuqisë punëtore kualifikuese,potencoi Bekteshi.

Sipas Bekteshit, Pakoja e katërt e masave do të jet një pako masash dukshëm më e madhe sepse do të përfshijë më shum kategori të qytetarëve,por do të jet gjithashtu një grup masash që do të realizohen deri në fund të këtij viti.

Show More

Related Articles

Close