ShowBiz

Edison Selita këngëtari që iu merr zemren

Ka një zë të mrekullueshëm dhe është gati për të pushtuar tregun e muzikës me këngë të bukura, ritmike dje që ndezin atmosferën në maksimum. Edison Selita i është shtuar listës së këngëtarëve të preferuar me projektin me titull “Të kam zemër”, këngë kjo e punuar nga Shpetasound, me tekst të Bedri Hoxhes dhe videoklip nga Ryan Wesle.

Ndonëse vetëm pak ditë kanë kaluar nga lansimi i këngës “Të kam zemër”, ajo me të shpejtë ka marrë pëlqimin e publiku. Po, kush është Edison Selita? Këngëtari është 29 vjeç nga Burreli i Shqipërisë dhe prej vitesh jeton larg vendlindjes.

Vitet e fundit jeton dhe vepron në Francë ku prej katër vitesh ndjek kurse muzike, është paraqitur në dy festivale dhe gjithashtu në sfilata mode. Këngëtari tregon se muzika është vetë shpirti i tij. Më poshtë gjeni Edison Selita me “Të kam zemër”

Këngëtari tashmë i njohur, së fundi vjen edhe me dy projekte të reja muzikore, që pritet ta afrojnë edhe më shumë me publikun, e të jenë këngë hite të vërteta.

Show More

Related Articles

Close