BallinaVendi

Ministri Nuredini priti në takim përfaqësuesen e KB Duxhaik: Riafirmohen përparësitë kryesore afatgjata të bashkëpunimit

Riafirmohen përparësitë kryesore afatgjata të bashkëpunimit midis MMJPH dhe Agjencive të Kombeve të Bashkuara

Sot pata takim me Koordinatoren e përhershëm të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut SH.S. Rosana Duxhiak, takimi i parë në mandatin e ri si ministër.

Takimi riafirmoi angazhimin e të dy palëve për bashkëpunim të përbashkët që çon në një Republikë të Maqedonisë së Veriut të prosperuar, gjithëpërfshirëse dhe rezistente në fushën e mjedisit jetësorë.

Gjegjësisht, përparësitë kryesore afatgjata në fushën e mjedisit dhe ndryshimit të klimës u riafirmuan, në të cilat Ministria e mjedisit jetësorë dhe planifikimit hapësinor së bashku me Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në RMV bashkëpunojnë në zbatimin e tyre për një kohë të gjatë.

Dokumentet strategjike “Korniza e Kombeve të Bashkuara për Bashkëpunim 2021 – 2025” dhe “Dokumenti i Programit të UNDP 2021 – 2025” janë vizione programore për sistemin e transformimit që çon në një ekonomi të gjelbërt të përshpejtuar dhe inkluziv të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Riafirmohen përparësitë kryesore afatgjata të bashkëpunimit midis MMJPH dhe Agjencive të Kombeve të BashkuaraSot pata…

Geplaatst door Naser Nuredini op Donderdag 17 september 2020
Show More

Related Articles

Close