BallinaBota

Italia, ndër të parat vende që do të marrë vaksinën e Oksfordit

Nga 20-30 milionë dozat e para të vaksinës së Covid të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, dy deri në tre milionë duhet të rezervohen për Italinë.

Lajmi u konfirmua nga Piero Di Lorenzo, president i Irbm di Pomezia, një kompani italiane që po kontribuon në zhvillimin e vaksinës anti-Covid.

“Ministri i Shëndetësisë ka bërë një mrekulli, ka siguruar që Italia të futet në grupin kryesor të vendeve evropiane që kanë rezervuar vaksinën”, tha ai, shkruan abcnews.al, përcjell Albinfo.ch.

Të gjitha vendet evropiane po nxitojnë të sigurojnë vaksinat për vendet e tyre.

Në muajin shtator Komisioni Europian bëri me dije se ka nënshkruar një kontratë të parë me kompaninë bio-farmaceutike britaniko – suedeze “AstraZeneca” për të blerë 400 milionë vaksina anti COVID-19 për të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Show More

Related Articles

Close