Ballina

Linja hekurudhore, drejtori Halili pret në takim zv.ministrin shqiptarë Shkreli dhe drejtorin Durmishi

Drejtori gjeneral i NP për infrastrukturën hekurudhore Hekurudhat e Republikës Maqedonisë së Veriut, Festim Halili sot priti në takim pune zëvendës ministrin për transport të Republikës së Shqipërisë, Artan Shkrelli dhe drejtori i Hekurudhave, Ani Durmishi.

Në takimin u bisedua për lidhjën hekurudhore ndërmjet Republikës e Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë përmes ndërtimit të pjesës perëndimore të Koridorit 8.

Drejtori NP për infrastrukturën hekurudhore ne Republikën e Maqedonisë së Veriut, Festim Halili tregoi gadishmëri për filimin e ndërtimit.

“Unë besoj se tani është koha që të kemi një marrëveshje së bashku sepse institucionet financiare ndërkombëtare që do të financonin këtë projekt duan që ne të kemi një qasje të përbashkët për ndërtimin e hekurudhës. Kompania publike tashmë ka një projekt për të ndërtuar një hekurudhë nga Kërçova deri në kufirin me Republikën e Shqipërisë. Në periudhën ardheshme në bashkëpunim me institucionet shtetërore do të punojmë për sigurimin e fondeve. Sot patëm një mundësi të shkëlqyeshme për të informuar Hekurudhat e Shqipërise për qëllimet tona dhe mendojm se në atë drejtim të dy kompanitë hekurudhore do të bashkepunojn. Ndërtimi i Korridorit 8 është thelbësor për të gjithë vendin, për kompanitë dhe për qytetarët”, tha Festim Halili, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturën Hekurudhore të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Pala shqiptare gjithashtu shprehu gatishmërinë për një lidhje hekurudhore midis dy vendeve.

Show More

Related Articles

Close