BallinaSportVendi

Muamed Sejdini prezanton “heronjtë e padukshëm”, çdo individ kishte rol në suksesin historik

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, ka publikuar një video me heronjtë të cilët janë në plan të dytë, nuk ekzpozohen para kamerave dhe publikut, por janë shumë të rëndësishëm në federatë dhe në përfaqësuesen e futbollit dhe gjithashtu kanë luajtur rol të madh në kualifikimin historic në Kampionatin Europian.

“Për një kolektiv që të jetë i suksesshëm, sigurisht se secili individ duhet të jetë i rëndësishëm dhe i vlerësuar. Secili me njohuritë dhe aftësitë e tij ka kontribuar në qëllimet tona”, ka thënë presidenti i FFM-së në video materialin e publikuar në profilin e tij zyrtarë në fejsbuk.

Sejdini me secilin prej tyre kishte nga një bisedë, duke i pyetur për punën e kontributin e tyre dhe se si ndjehen për kualifikimin për herë të parë në Europian.

Show More

Related Articles

Close