
Kur jemi në muajin dhjetor dhe sportet e skijimit janë në qendër të vëmendjës, ndërsa në vendin tonë shkolla e skijimit DITA është njëra prej tyre që organizon aktivitete në këtë sport. Kryesisht gjatë pushimëve dimërore në “Kodrën e Diellit” në Tetovë, shkolla e skijimit DITA organizon kurse për skijim për fillestarët.
Ndërkohë për këtë sezon, vet shkolla DITA ka bërë njoftimin se nga sot kanë filluar regjistrimet.
Njoftimi i shkollës për skijim DITA:
Nga kjo periudhë e zymtë e cila na ka kapluar na duhet një energji pozitive e cila do të na ndryshojë stilin e jetës. Skijimi si sport e ka dëshmuar se jep rezultate pozitive si në atmosferën ashtu edhe në shëndetin e njeriut.
– Ne si shkollë e kemi këtë mundësi dhe nga ky moment e shpallim të hapur regjistrimin për fillestarët dhe për përparimtarët. Për më shum informata na kontaktoni :
070598738
shkollaeskijimitdita@gmail.com
