BallinaBotaVendi

KKD-ja inicion procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Gjatë muajit korrik 2020 kohë në të cilën Gjermania mori presidencën e radhës gjashtëmujore të Bashkimit Evropian, Këshilli Koordinues i Diasporës i dërgoi kancelares Angela Merkel një letër ku kërkonte liberalizimin e vizave me Kosovën. Letër e cila këto ditë ka marrë përgjigjen zyrtare nga Bundestagu Gjerman.

“Ne kërkojmë falje për faktin se vetëm tani po ju përgjigjemi. Letra e Këshillit Koordinues të Diasporës shqiptare e datës 14. Korrik 2020 gjithashtu arriti drejtpërdrejt tek Kancelarja. Sidoqoftë, në përputhje me procedurën e zakonshme me letra drejtuar shtypit, nuk u dha asnjë përgjigje. Gjatë Presidencës gjermane të Këshillit të BEësë, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën u vu në agjendat e grupeve përgjegjëse të punës së Këshillit si dhe u diskutua atje. Sidoqoftë, kjo hasi në skepticizëm të qartë nga disa shtete anëtare të BEësë” sqaron në letër përgjigjen e tij kreu i Kancelarisë Federale Gjermane, Ministri Federal Prof.Dr. Helge Braun.

Sipas Braun për përpunimin e mëtejshëm të dosjes tani pritet një raport i azhurnuar nga Komisioni Evropian mbi përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit të vizave (Visaë Roadmap).

“Kjo është akoma në pritje (pending). Ne dëshirojmë t’ju falënderojmë pëzemërsisht për përpjekjet tuaja në këtë çështje, si dhe për kontributin e ekspertizës suaj dhe mbajtjen e kontakteve të mira me vendimmarrës të rëndësishëm në vendet e Ballkanit Perëndimor”, përfundon ai./diasporashqiptare

Show More

Related Articles

Close