BallinaVendi

Familja Ahmeti nga Gradeci vuan për kafshatën e Gojës

Mukades Ahmeti jeton me vajzën e saj një vjeçare, burrin dhe vjehrën në një dhomë të vetme e cila është më e vogël se 10 metra katror. Katër persona të familjes Ahmeti nga Gradeci kërkojnë ndihmë nga kushdo qoftë që ka mundësi pasiqë sipas saj ato janë në gjendje të rëndë financiare. Mukadesi 24 vjeçare sqaron se në këtë situatë janë në kohë të gjatë pasi burrin e ka të pa-punë. Ajo gjithashtu sqaron se që prej disa muajve janë edhe pa energji elektrike pasi nuk kan mundur t’a paguajn rregullisht. Nga ana tjetër familja nuk pranon asnjë ndihmë sociale nga shteti ndërsa vjehra e saj vuan nga një sërë sëmundjesh ku vetëm për ilaçe ju duhen 2000 denarë.

Të gjith bamirësit që dëshirojnë ta ndihmojnë familjen nga Gradeci mund ti kontaktoni në numrin e celularit si më poshtë

Numër Kontakt i familjes: +389 72544143

Show More

Related Articles

Close