BallinaSportVendi

Klubi i shahut “Anpasan” akuzon për diskriminim Agjencinë për Rini dhe Sport

Klubi i shahut ” Anpasan” nga Tetova, reagon ashpër kundër vendimit të fundit të Agjencisë të Rinisë dhe Sportit për ndarrje të vauçerëve për federatat dhe klubet sportive, me të cilin për Klubin e Shahut nga Tetova është ndarë një shumë nënçmuese dhe simbolike e mjeteve financiare prej 50.000 denarëve.

Kryetari i klubit, Nezamidin Imeri:

“Reagimi jonë mbështetet në faktin që klubeve të shahut të cilat janë të ranguara më dobët se klubi ynë kanë marrë vauçerë në vlerë disa herë më të lartë.

Rikujtojmë që këtë vit klubi ynë shënoi suksesin historik duke u kualifikuar në Ligën e parë të shahut të Maqedonisë së Veriut.
E përderisa klubi ynë ka fituar vauçer prej 50.000 denarë, klubi i shahut “Centar” nga Shkupi që njëjtë si ne u kualifikua në ligën e parë, ka fituar vauçer prej 300.000 denarë. Klubi i shahut “Lasker” nga Ohri nuk arriti të kualifikohet në ligë të parë, por nga Agjencia për Rini dhe Sport fitoi vauçer prej 140.000 denarë. Ndërsa klubet tjera që janë në të njëjtin nivel si ne, dhe janë në ligë të parë, kanë fituar vauçerë 5 herë më shumë se klubi ynë.
Poashtu duhet të theksojmë që gjatë muajit tetor të vitit 2020 klubi ynë ishte organizatori i kampionatit ekipor të Maqedonisë së Veriut në kategorinë e femrave që u mbajt në Kodrën e Diellit, Fakti që Agjencia për Rini dhe Sport nuk ka ditur këtë ta vlerësojë, na forcon dyshimet tona për qasjen tendencioze dhe nënçmuese të kësaj Agjencie ndaj klubit tonë” ka thënë Nezamidin Imeri

Përmes këtij reagimi Klubi i Shahut nga Tetova dënon ashpër politikat tendencioze të kësaj Agjencie dhe nënçmimin që i është bërë klubit të tyre ku me ç’rast kërkojnë që kjo Agjenci publikisht të tregojë se pse ka qasje nënçmuese ndaj klubit të shahut “Anpasan” – Tetovë.

Show More

Related Articles

Close