BallinaSportVendi

Trajnerë gjerman organizojnë në Shkup kamp për portierë dhe futbollistë të rinjë

Mundësi e shkëlqyeshme dhe unike për portierët e rinjë të futbollit dhe jo vetëm, për të hapur dyert e tyre drejt kalimit në klube dhe shtete më të avansuara. Përmes testimeve katërditore talentët do të kërkojnë mundësinë për tu provuar në Gjermani. Kjo pasi nga 29 prilli e deri me 2 maj, për katër ditë me radhë në Shkup nga ana e trajnerëve gjerman do të organizohet Kamp për portierë dhe futbollistë të rinjë. Përmes konkurimit të hapur çdo i ri apo prind i interesuar mund ta paraqesë fëmiun e tij për pjesëmarrje në këtë kamp ku trajnerë profesionist do t’u mësojnë dhe testojnë në shkathtësi futbollistike dhe për portierë. Të drejtë për tu paraqitur kanë fëmijë të moshës prej 8 deri më 21 vjeç, ndërsa duke u stërvitur dhe performuar nën mbikqyrje të trajnerëve profesionistë, futbollistët dhe portierët më të mirë do marrin ftesë nga akademia gjermane “Sons of Soccer” për testime të mëtutjeshme në Gjermani.

Trajnerë në këtë kamp do të jenë Maik Kaszemeikat i “Sons of Soccer”, Markus Mühling dhe Liridon Mirena nga qendra sportive trajnuese AFF nga Kosova. Të gjitha provat e ushtrimeve do të xhirohen dhe do të përdoren vetëm për prezantim në klube gjermane. Kampi organizohet nga shkolla gjermane “Sons of Soccer” dhe do të mbahet në datat 29, 30 prill e 1 dhe 2 maj në stadiumin e futbollit në Hasanbeg të Shkupit. Numri i fëmijëve të pranuar do të jetë i kufizuar, ndërsa të interesuarit mund të paraqiten në kontakt telefonin +389(0)70247369. 

Show More

Related Articles

Close