Vendi

Aktivistja kombetare: “KOSOVA ka talent lirine, ska frike as partine, as Serbine!”

Si shqiptare, qytetare & aktiviste jam e bindur se nje gja asht e sigurte, me e sigurte se cdo vote, me e sigurte se cdo qeveri, se cdo vendim. E sigurte eshte se populli i Kosoves, paralel me deshiren per integrim, mos harroni se nuk e harron kurre plagen e luftes me Serbine. Madje ajo plage therret me fort sot, duke kerku drejtesi nderkombetare dhe paralel tu u rrit institucionalisht me vetembrojtje paraprake shpresash kunder hajnise. Atehere, as VV, as PDK, as AAK as LDK, mos te kujtoje se shqiptaret e Kosoves jane dorezu para votes se tyre. Silluni mire me voten e shqiptareve te Kosoves, kujtohuni mire para cdo vendimi politik, se kur kane dhane jeten per liri nga Serbia, per ju tjeret vec nje thirrje e patrioteve mjafton ne Kosove & Diaspore, e merrni fund ma shpejt se jeni ngrit. Ju duket me qesh ndoshta disave, sigurisht atyre qe skane provu luften ne familje, emigracionin e traumat nga lufta.Sepse u duket folklorizem kujtesa historike. Nuk asht folklorizem tregu i mallrave serbe ne Kosove e Shqiperi, e shkatrrimi i burimeve ekonomike,bujqesise e blegtorise shqiptare. Dhimbja nga lufta,e puna shume vite ne emigrim e ketyre shqiptareve per shkak te politikave antikombetare, kthimi me votu masivisht e shume te tjera,mos tu duken se jane tallje me veten. E nga emigrimi nuk erdhen me votu vetem VV, por edhe partite tjera. Ishte mundesi qe dhane, e shprese qe te beni ate per te cilen punojne jashte, ate per te cilen u derdh gjaku, nderkohe qe aso vite vendet tjera I bashkoheshin institucioneve europiane per integrim. Kosova eshte nje “para-adoleshente” institucionale, qe po ia preke lirine, shperthen si adoleshenti i talentuar me endrra te pastra. Kosova e shqiptareve, eshte e talentuar per ta dashur veten, me forcen e dashurise se Adem Jasharit. Behuni fryme ne Ballkan, e jo fortune ne Kosove! E lumtur qe fryma e unitetit insitucional jete grua, nderkohe qe ne tregun ekonomik te Kosoves dhe Shqiperise, te jene lopet , viçat dhe derrat e stallave shqiptare, pa nevojen e votave te kasapëve serbe!

Show More

Related Articles

Close