Vendi

Taravari thoshte s’kam shkop magjik për të parandaluar vdekjen e foshnjave të posalindura

Gjatë periudhës kur në krye të ministrisë së Shëndetësisë ka qenë Arben Taravari, në Maqedoninë e Veriut ka mbizotëruar numri më i lartë i vdekjeve të foshnjave të posalindura edhe atë duke shënuar rekord ku si vend rradhiteshim i dyti në Europë, e këtë atëkohë Taravari e arsyetonte se nuk ka shkop magjik për të ndryshuar gjendjen.

“Nuk kam shkop magjik për t’i ofruar qytetarëve shëndetësi më të mirë”, kishte reaguar kështu Taravari në muajin Gusht të vitit 2017 ndaj akuzave për keqmenaxhim të gjendjes ku shumë foshnja të posalindura kanë vdekur, derisa potencojmë se vetëm brenda 10 ditëve atëkohë vdekjen e kishin gjetur 7 foshnja.

Ndonëse atëherë nuk kishte Pandemi dhe situate ishte plotësisht e qetë por mungonte vetëm vullneti i tij për të menaxhuar mirë situatën, sot i njejti del në debate televizive dhe hedh akuza ndaj pushtetit pikërisht në një situatë kur e gjithë bota është sulmuar nga Pandemia e Covid 19.

Show More

Related Articles

Close